Barcelona ia mësyn Moratas

Sport December 13, 2018 - 15:13
Detajet

Barcelona pritet ta bëjë një lëvizje befasuese duke e kërkuar sulmuesin e Chelseat, Alvaro Morata.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mirror”, përcjell Zeri.info.

“Blaugrana” janë në kërkim të një sulmuesi pasi Luis Suarez po përballet me lëndime dhe dhimbje të gjurit, kurse Paco Alcacer është huazuar në Borussia Dortmund.

Morata ndërkohë është duke e kërkuar një mundësi për t’u larguar nga “Stamford Bridge” pasi ka dështuar ta gjejë formën më të mirë të mundshme me “Blues”.

Prandaj, ish-futbollisti i Juventusit mund t’i bashkohet rivalit kryesor të ish-skuadrës së tij tjetër, Real Madrid.

Në fakt, gjiganti katalonjas mund ta marrë përfaqësuesin spanjoll në formë huazimi gjatë janarit me mundësi blerjeje definitive gjatë verës së vitit që vjen. /Zëri/