Këta janë dy trajnerët e mëdhenj që mund ta zëvendësojnë Spallettin!

Sport December 13, 2018 - 15:15
Detajet

Interi po e mendon seriozisht shkarkimin e Luciano Spallettit, shkruan Zeri.info.

Trajnerit italian i është lëkundur karrigia pas barazimit 1:1 me PSV-në në Ligën e Kampionëve të martën.

Tifozët “Nerazzurri” e kanë identifikuar Spallettin si njeriun përgjegjës për situatën dhe kanë kërkuar që trajneri të ndërrohet.

Sipas “Corriere della Sera”, familja Zhang ishte mjaft e zhgënjyer me eliminimin nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, e cila i kushtoi Interit me afro 17 milionë euro të humbura.

Përkundër faktit se pozita e Spallettit është e pasigurt, klubi italian duket se nuk do ta largojë atë deri në fund të sezonit, kur edhe do t’ia mësyjë trajnerit Antonio Conte, ndërsa në opsion e ka edhe trajnerin aktual të Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone. /Zëri/