EKSKLUZIVE: Valon Behrami uron Kosovën për Ushtri

Sport December 13, 2018 - 23:41
Lexo Detajet

Kosova nesër do të miratojë pakon e fundit të ligjeve e cila i hapë rrugë shndërrimit të FSK-së në Ushtri.

E për kalimin e këtyre ligjeve dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, që sipas të gjitha gjasave pritet të ndodhë nesër, ka uruar ekskluzivisht për “Zërin”, mesfushori shqiptar i Zvicrës dhe Udineses, Valon Behrami.

Në telegramin e urimit të familjes Behrami, thuhet se Kosova tani është më e mbrojtur, transmeton zeri.info.

“Me anë të këtij mesazhi, familja Behrami ju urojmë formimin e Ushtrisë sonë juve dhe tërë popullit të Kosovës e posaçërisht Valoni e uron tërë popullin e Kosovës. Urime Urime për ushtrinë tonë. Tash me Ushtri është më i mbrojtur populli ynë”, thuhet në telegramin e familjes Behrami dërguar “Zërit”./ZERI/