Gattuso, i acaruar me lojtarët e tij

Sport December 14, 2018 - 12:25
Detajet

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka fajësuar lojtarët e tij pas humbjes 3:1 nga Olympiacosi, rezultat i cili i eliminoi nga Liga e Evropës, transmeton zeri.info

Strategu italian tha se ekipi i tij ia dhuroi lojën grekëve.

“Ne e dhuruam ndeshjen. Jam i acaruar sepse ne mund të kishim qenë më të fortë në të gjitha ato raste dhe të kishim siguruar kualifikimin. Ne e kishim lojën në dorën tonë, por kur krijoni tetë raste për të shënuar në një stadium të tillë dhe pastaj e pësoni dhe gjërat shkojnë keq, ju e meritoni eliminimin”, deklaroi Gattuso.

“Ne treguar se ende nuk jemi të mirë mjaftueshëm për ta kthyer lojën në favorin tonë kur e kemi rastin”, shtoi ai./Zëri