Zyrtare: UEFA jep vendimin për Milanin

Sport December 14, 2018 - 13:51
Detajet

UEFA jep vendimin për Milanin për mosrespektim të rregullave të Fair Play-t Fiananciar.

Nëse klubi kuqezi nuk do të arrijë të rregullojë bilancin, pra të barazojë shpenzimet me të ardhurat deri më 30 qershor të vitit 2021, atëherë do të përjashtohet nga kompeticionet europiane, nëse do të kualifikohet, për edicionet 2022-2023 dh 2023-2024.

Shoqërisë kuqezi do t’i mbahen në formë gjobe 12 milionë euro nga të ardhurat e UEFA-s për pjesëmarrjen në Europa League për edicionin 2018-2019 dhe nuk do t’i lejohet që të ketë në listë më shumë se 21 futbollistë në kompeticionet e UEFA-s për sezonet 2019-2020 dhe 2020-2021.

Kundër këtij vendimi, Milani do të ketë mundësi të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.