Kompozitori i famshëm ia dedikon një koncert të tërë Messit

Sport December 26, 2018 - 16:17
Detajet

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ishte tema e një koncerti të kompozitorit të famshëm, Daniel Pacittit, i cili e krijoi një vepër të tërë muzikore i frymëzuar nga paraqitjet mbresëlënëse të Messit.

Pacitti e organizoi një koncert për ta nderuar futbollistin e tij të preferuar dhe idhullin e tij, Messin. Vepra e tij përbëhej nga tri pjesë kryesore: Arrabal, Remembranzas dhe Tangool, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë të dhënë për të përditshëm spanjolle, Marca, kompozitori Pacitti shpjegoi arsyen që e shtyu atë t’ia dedikonte këtë koncert Messit.

“Për shkak të magjisë së tij të jashtëzakonshme dhe virtyteve të tij të një superheroi, mençurisë së tij të mrekullueshme dhe profesionalizmit të tij, si dhe cilësive shembullore të shpirtit të tij dhe përulësisë”, ka thënë Pacitti.

“Ne ia dedikojmë këtë koncert njërin nga yjeve më të jashtëzakonshëm të sportit të të gjitha kohëve, Lionel Messit”.