'Zëri' fiton Çmimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës

'Zëri' fiton Çmimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës

Sport janar 11, 2019 - 18:35
Lexo tjera detaje

Gazeta “Zëri” është fituesja e çmimit “Ali Shala” për gazetari të shkruar, të cilin e ka ndarë sot Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës (SHGSK). 

Shkrimi i Moral Pozhegut dhe Valon Konushevcit, “Sporti në paterica”, i botuar në “Zëri”, ka rezultuar si më i miri në gazetarinë sportive të Kosovës për vitin 2018, me ç ‘rast edhe e ka fituar konkurrencën e fortë. 

LEXO EDHE: SPORTI NË PATERICA

Përndryshe, gazeta “Zëri” para dy muajve është shpërblyer me çmim edhe nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me ç’rast kryeredaktori Lavdim Hamidi ka fituar Çmimin Vjetor “Vangjush Gambeta”. /Zëri