ZYRTARE: Liridon Kukaj bëhet përforcimi historik i Dardanës

ZYRTARE: Liridon Kukaj bëhet përforcimi historik i Dardanës

Sport janar 11, 2019 - 21:41
Lajmet e fundit nga sporti

Dardana e Ligës së Dytë ka shkaktuar befasinë më të madhe të afatit kalimtar.

Klubi nga Kamenica ka prezantuar mbrojtësin e mirënjohur, Liridon Kukaj, shkruan Gazeta Olle.

Lojtari së fundi luajti me Ballkanin në Superligë, kurse në bagazhin e tij ka përvojë ndërkombëtare.

Dardana e ka quajtur ardhjen e re, përforcim historik.

Trajner i Dardanës është ish futbollisti i mirënjohur, Erdin Hashani. Dardana është kampione e vjeshtës në Ligën e Dytë.

Image