Milani në zi, ndërron jetë anëtari i klubit

Milani në zi, ndërron jetë anëtari i klubit

Sport janar 11, 2019 - 23:04
Detajet

Milani është 'tronditur' nga lajmi i vdekjes së shefit mjekësor, Giovanni Battista Monti, i njohur me nofkën, Ginko.

Ai ka vdekur në moshën 79-vjeçare, teksa 32 vite të jetës së tij i kaloi te Milani, duke filluar nga viti 1966.

Nofka, Ginko, i ishte dhënë atij nga Nereo Rocco.

Kjo për shkak se kjo nofkë ishte emri i karakterit të një polici në librik komedik, 'Diabolik'./Zëri/