Xherdan Shaqiri sot nuk kishte fat, kjo nuk mund të ndodhte

Xherdan Shaqiri sot nuk kishte fat, kjo nuk mund të ndodhte

Sport janar 12, 2019 - 18:57
Detajet

Xherdan Shaqiri mori besimin e trajnerit, Jurgen Klopp për të startuar nga minuta e parë në ndeshjen e sotme.

Në ''AEC Stadium'', Brightoni ishte nikoqir i Liverpoolit, në një ndeshje ku mysafirët realizuan fitore minimale, 1-0.

Golin e fitores për liderin e Premier Leagues e shënoi Mohamed Salah nga pika e bardhë, raporton Zëri.

Image

Shaqiri nuk arriti të shënojë apo asistojë në ndeshjen e sotme, megjithatë e kreu punën e tij siç duhet në mesfushë.

Gjithashtu, reprezentuesi zviceran, me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, kishte një rast mjaft të mirë për të shënuar sonte.

Pas një harkimi në zonë, Shaqiri bëri një goditje brilliante me kokë, që për pak centimetra nuk u konkretizua me gol./Zëri/