Akuzohet për terrorizëm

Sport January 15, 2019 - 18:39

Prokuroria Publike e Stambollit ka paralajmëruar se e ka angazhuar  Interpolin për ndjekjen e ish-basketbollistit të skuadrës New York Knick, Enes Kanter (26 vjeç), i akuzuar për terrorizëm, shkruan blic.rs, përcjell zeri.info.

Qendra e skuadrës amerikane akuzohet se i përket lëvizjes së Fethullah Gulenit, që e kundërshton pushtetin aktual në Turqi të presidentit Recep Tayyip Erdogan. Kanterit më parë i është konfiskuar pasaporta, e po për të njëjtën arsye para dy vjet e gjysmë ai ishte mbajtur në Rumani.

Ditë më parë basketbollisti turk kishte deklaruar se ,frikësohet për sigurinë e tij si dhe të anëtarëve tjerë të familjes dhe mu për këtë arsye nuk dëshiron të udhëtojë në Evropë.