Tifozeria e madhe kosovare e përkujton masakrën e Reçakut

Sport January 15, 2019 - 18:58

Para pak ditësh në mënyrë madhështore e kanë kremtuar 20-vjetorin e themelimit, por një prej tifozerive më të zjarrta në Kosovë, “Intelektualët” e Dritës së Gjilanit, me anë të një postimi në Facebook i kanë përkujtuar viktimat e Masakrës së Reçakut.

Ja postimi i plotë i ‘Intelektualëve’ në Facebook:

“20 vite nga padrejtësia më e madhe që ju bë Reçakut , 20 vite nga kthesa më e madhe drejt luftës për liri!

I përhershëm do të jetë kujtimi ndaj martirëve të Reçakut.

Lavdi”.