Kryesuesja s’ka të ndalur

Sport January 15, 2019 - 19:13

Në Prizren është zhvilluar ndeshja e mbetur e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Z-Mobile Prishtinës.

Ndeshja qe interesante, ndërsa fitore me rezultat 92:86 ka shënuar skuadra kryesuese e renditjes në ligën më cilësore të basketbollit në vend, Z-Mobile Prishtina. Për skuadrën nga kryeqyteti kjo është fitorja e 14-të në Superligë, ndërsa për Ponte Prizrenin kjo është humbja e 9-të, duke e ruajtur kështu pozitën e gjashtë në renditje.