Rrufeja godet futbollistin brazilian

Sport January 15, 2019 - 20:59
Lajmet e fundit nga sporti

Në ndeshjen U-20 ndërmjet skuadrave Agua Santa dhe Atletico Mineiro, në Brazil, në afërsi të qytetit Sao Paulo, për pak t’i kushtojë me jetë futbollistit brazilian Henrique, të cilin e ka goditur rrufeja, shkruan "Zëri.Info".

Gjatë gjithë ndeshjes moti ishte i keq, ndërsa ajo ishte ndërprerë disa herë nga ana e gjyqtarit.

Dy minuta para fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 1:0 për Mineiron, rrufeja e kishte goditur futbollistin e pafat.