Postimi në Twitter i Boatengut për Ronaldon do ta ‘tmerrojë’ Messin!
Kevin-Prince Boateng është fans i Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit…
Të paktën ka qenë deri dje, kur u ble nga Barcelona dhe u prezantua në “Camp Nou” gjatë ditës së sotme, raporton Insporti.
Ai vite më parë e kishte pranuar se është fans i Realit, teksa për Ronaldon kishte thënë “është më i miri në histori”.
Kurse sot, pas prezantimit, Boateng tha “Messi është më i miri në çdo botë, më i miri i të gjitha kohëve, për 10 vite ka qenë në maje”.
Sidoqoftë, dashurinë për CR7 nuk e kishte fshehur as nëpër postime në “Twitter”.
“Bisha…”, kishte shkruar Boateng në rrjetet sociale në vitin 2016, gjatë Evropianit, garë në të cilën triumfojë Portugalia e 33-vjeçarit portugez.
Për Boatengun, CR7 gjithmonë ka qenë më i miri në botë, madje kishte kërkuar që ai gjithmonë të fitojë Topin e Artë, kurse tani ka ndërruar fjalët dhe thotë se Messi s’është nga ky planet.