'Shërbimi përdhunues i Kosovës' - tifozët e Dritës me baner pas rastit të abuzimit seksual në Drenas

'Shërbimi përdhunues i Kosovës' - tifozët e Dritës me baner pas rastit të abuzimit seksual në Drenas

Sport shkurt 10, 2019 - 14:27
Detajet

Ditëve të fundit, ka bërë bujë rasti i abuzimit seksual të të miturës në Drenas nga profesori dhe një polic.

E mitura në fjalë pasi ishte abuzuar seksualisht nga profesori i saj, të njejtën e kishte përjetuar edhe nga polici, Vesel Veseli, kur ajo shkoi ta raportojë rastin, shkruan Zëri.

E në lidhje me këtë rast, tifozët e Dritës, “Intelektualët” janë solidarizuar në ndeshjen e sotme në Gjakovë kundër Vëllaznimit.

Tifozët gjilanas kanë shfaqur banerin, “Shërbimi Përdhunues i Kosovës” në shenjë proteste pas këtyre ngarjeve.

Ndryshe, pjesa e parë mes Vëllaznimit dhe Dritës është mbyllur me rezultat, 1:0 në të mire të gjakovarëve./Zëri/