'Shpërthejnë' mediat serbe, kanë një mesazh për kroatët që sulmuan sportistët serb

'Shpërthejnë' mediat serbe, kanë një mesazh për kroatët që sulmuan sportistët serb

Sport shkurt 11, 2019 - 08:42
Detajet

Tre vaterpolistë të klubit serb, Crvena Zvezda, janë sulmuar ditë më parë në Split të Kroacisë, para ndeshjes me Mornarin në kuadër të Ligës Rajonale.

Për këtë shkak ndeshja është shtyrë.

Vaterpolistët kanë qenë të ulur në kafiterinë ‘Riva’ dhe të veshur me tuta sportive.

Atyre u janë afruar një grup të rinjsh, duke kërkuar nga ata t’i heqin tutat me simbole të klubit serb, shkruan Zëri.

Më pas ata janë sulmuar nga të rinjtë kroat.

Dy lojtarë kanë ikur, ndërsa portieri Alesandro Kralj ka shpëtuar duke kërcyer në det dhe nuk ka dashur të dalë prej detit derisa të vinte policia.

Qytetarët i kanë ndihmuar, përderisa të tjerët bërtitnin: “Ai është çetnik”. Derisa ka kërcyer në det, portieri kishte thënë: “Unë jam malazez”.

“Po të mos kërceja në det, do të më vritnin”, ka thënë Kralj pas incidentit. 

Incidenti në fjalë tashmë po bën bujë të madhe në shtetin serb, teksa dje kishte reaguar edhe presidentja serbe, Kolinda Grabar Kitarovic.

Image

Së fundmi, mediumi serb, Blic, shkroi se ky ishte një turp i vërtetë.

“Fqinjët të shtunën na sulmuan. Një trup kafshëror kroat sulmuan sportistët serb të Crvena Zvezdës, të cilët ishin të ulur në një kafene. Lojtari ynë, Aleksander Kralj mori disa goditje, derisa Dusan Vasic dhe Milos Maksimovic ia dolën të largoheshin. Përgjegjësinë duhet ta marrin huliganët dhe atë ditë u konfirmua se Spliti është i pasur me njëerz të tillë”, ishte shkrimi i Blic.

Kurir dhe Telegraf, dy mediumet tjera serbe e nisën me titullin: “Sulme brutale të huliganëve të Torcidës, i gjithë stadiumi i duartrokiti ata”./Zëri/