Deklarata e trajnerit të Werder Bremenit pas fitores, ku Milot Rashica shënoi dygolësh

Deklarata e trajnerit të Werder Bremenit pas fitores, ku Milot Rashica shënoi dygolësh

Sport shkurt 11, 2019 - 09:12
Detajet

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt është shprehur i kënaqur me punën e skuadrës së tij në ndeshjen e djeshme.

Në kuadër të javës së 21-të, Werder Bremen ‘demoloi’ Augsburg me rezultat të thellë, 4:0.

Dy prej golave për Werderin i shënoi Milot Rashica, i cili pak para përfundimit të pjesës së parë, u detyrua të largohej nga loja shkaku i një lëndimi, shkruan Zëri.

Image

Pas ndeshjes, Kohfeldt është shprehur i kënaqur me skuadrën e tij, si dhe mjaft krenar.

“Kam shumë respekt në atë se si djelmoshat u fokusuan në implementimin e planit, i cili funksionoi mjaft mirë”.

“Presioni ishte fuqia e madhe e Augsburg, por kundërsulmet ishin arma jonë më e fortë”.

“Pas largimit të Milotit nga loja, Augsburg sulmonte vazhdimisht, por ne nuk ishim të frikësuar. Gjëja më e mirë për mua si trajner ishte se ne përfunduam punë në pjesën e parë”.

Image

“Jemi mbrojtur qëndrueshëm në pjesën e dytë dhe jam krenar për skuadrën”, tha Kohfeldt për faqen zyrtare të Werder Bremenit./Zëri/