Ish-sportisti serb reagon ashpër pas sulmit të tifozët kroat ndaj lojtarëve të Crvena Zvezdës

Ish-sportisti serb reagon ashpër pas sulmit të tifozët kroat ndaj lojtarëve të Crvena Zvezdës

Sport shkurt 11, 2019 - 09:24
Detajet

Ish-vaterpolisti serb, Aleksander Sapic thotë se është më se e nevojshme që të ulen tensionet pas incidentit të fundit në Split.

Tifozët e Split në fundjavën morën vëmendje pas një sulmi ndaj vaterpolistëve serb të Crvena Zvezdës, shkruan Zëri.

Aleksander Kralj ishte gjuajtur në det, por Dusan Vasic dhe Milos Maksimovic u sulmuan fizikisht nga disa tifozë kroat.

Me këtë rast, ndeshje me Split ishte shtyrë.

“Ne kemi nevojë që ta qetësojmë situatën pas incidentit në Split. Unë i shoh këto sulme më së shpeshti në Kroaci dhe të gjithë janë të bindur për këtë”, shkroi Sapic në rrjetet sociale.

Ai ishte më parë i përfshirë në një incident në Slloveni, ku ishte provokuar nga tifozët kroat në kuadër të Kampionatit Evropian në vitin 2003./Zëri/