Luajti vetëm 36 minuta, por Rashica merr një super-lajm pas ndeshjes së djeshme

Luajti vetëm 36 minuta, por Rashica merr një super-lajm pas ndeshjes së djeshme

Sport shkurt 11, 2019 - 10:06
Detajet

Vetëm pesë minuta u deshtën të kalojnë dje në ndeshjen, Werder Bremen – Augsburg para se Milot Rashica ta shënonte golin e epërsisë për skuadrën e tij.

Aksioni mirë i kombinuar nga Max Kruse dhe Davy Klaassen u konkretizua siç duhet nga kosovari, Rashica, shkruan ‘Kreiszeitung’, përcjell Zëri.

Image

Pra, kjo ishte storia derisa rezultati ishte vetëm 1:0.

Menjëherë, Werderi vazhdoi me sulme të pandërprera, teksa Rashica shënoi edhe në minutën e 28-të për 3:0, pasi J.Eggestein kishte shënuar disa minuta më parë.

Por, në përfundim të pjesës së pare, mesfushori i talentuar kosovar u detyrua të largohej nga loja për shkak të një lëndimi.

Image

Megjithatë, me vetëm 36 minuta të luajtur, reprezentuesi i Kosovës ia doli të shpallej lojtari më i mirë i ndeshjes.

Deri në fund të ndeshjes, Werder Bremen shënoi edhe një gol për fitoren, 4:0./Zëri/