Kosova e barabartë me Danimarkën

Kosova e barabartë me Danimarkën

Sport shkurt 11, 2019 - 19:18

“Për mua futbolli është më mirë se që ka qenë përpara. Futbolli po ecë gjithnjë përpara. E mira e së mirës është që futbollistët tanë t’i tregojnë vlerat e tyre në Kosovë e pastaj edhe në Evropë, ndërsa duhet të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës. Kosova vetëm dy vjet pas pranimit në UEFA dhe FIFA ka bërë sensacion në Ligën  e Kombeve. Ndërsa sa i përket takimit me Danimarkën besoj se jemi të barabartë. Kushdo që do të luajë me Kosovën do ta ketë vështirë me ne. Unë kam shumë besim që do të kualifikohemi në Kampionatin Evropian, ndërsa Anglia as që diskutohet, sepse ajo për mua është e kualifikuar. Askush nuk do ta ketë lehtë me neve, pasi kam shumë besim në lojtarët tanë”, tha Alban Dragusha për 90+ të radio Prishtinës.