E mundi Kosova, kjo kombëtare emëroi përzgjedhësin e ri

E mundi Kosova, kjo kombëtare emëroi përzgjedhësin e ri

Sport shkurt 11, 2019 - 23:44
Lexo Detajet

Nikola Jurcevic edhe zyrtarisht është emëruar përzgjedhës i Azerbajxhanit.

Ish-ndihmësi i Slaven Bilicit, ditëve të fundit është parë shpesh në Baku, ndërsa ka qenë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Gurban Gurbanovin në postin e përzgjedhësit të Azerbajxhanit, të cilin e kishte mundur Kosova në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

Jurcevic do të debutojë kundër Kroacisë në në ‘Maksimir’ më 21 mars, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020. Në Grupin E, pos Azerbajxhanit e Kroacisë janë edhe Uellsi, Sllovakia dhe Hungaria. /Zëri/