Ylli botëror flet për trofeun që i mungon

Ylli botëror flet për trofeun që i mungon

Sport shkurt 12, 2019 - 16:31
Detajet

Portieri i skuadrës franceze, PSG, Gianluigi Buffon, ka folur për trofeun e vetëm që i mungon, atë të Ligës së Kampionëve dhe sa do të kishte rëndësi për të në përfundim të karrierës. Në një bisedë para ndeshjes së sontme kundër Manchester Unitedit, në fazën e nokautit, Buffon ka folur për këtë trofe. “Për mua Liga e Kampionëve gjithmonë do të jetë rangu më i lartë. Falënderoj Ligën e Kampionëve për emocionet që m’i ka sjellë dhe do të dëshiroja që ta fitoja trofeun, e që do të ishte një përfundim i përkryer i karrierës time”, ka thënë Buffon për mediat angleze, përcjell zeri.info.

Pritet që Buffon të jetë startues në ndeshjen që do të zhvillohet sonte në ‘"Old Trafford", duke filluar prej orës 21.00. /Zëri/