Kush ishte e dashura e argjentinasit Sala?

Kush ishte e dashura e argjentinasit Sala?

Sport shkurt 12, 2019 - 16:45
Detajet

Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, i cili ka humbur jetën para disa ditësh pas rrëzimit të aeroplani e kishte fshehur të dashurën e tij.

Volejbollistja e njohur braziliane, Luisa Ungerer (31-vjeçare), është deklaruar pas vdekjes së futbollistit me një porosi shokuese. Askush nga miqtë dhe të afërmit e futbollistit nuk e kishte ditur se Sala për dy vjet kishte qenë në lidhje me Luisën, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info. 

Sala e kishte njohur Luisën në vitin 2017, derisa ajo luante për ekipin francez, Nantes. Ata kishin dalë fshehtas dhe pas disa javësh kishte filluar një lidhje më serioze.

Në një intervistë për televizionin ‘Globo’, Luisa kishte thënë se Salan e kishte parë për herë të fundit më 14 janar në ditëlindje. “Më ka thënë se e ka arritur marrëveshjen me Cardiffin dhe dukej i lumtur për transferin. Kemi biseduar një ditë para fluturimit të tij. I kam thënë se mezi pres ta shoh përsëri dhe se e dua pa masë. Duket paksa e dhimbshme, sikur parandiente diçka”, ka thënë Ungerer.