Zyrtare: Egzon Gashi firmos me klubin e madh kosovar

Zyrtare: Egzon Gashi firmos me klubin e madh kosovar

Sport shkurt 12, 2019 - 16:43
Detajet

Besa e Pejës është përforcuar me futbollistin e mirënjohur, kosovar, Egzon Gashi, raporton Zëri.info.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

“Zyrtare: Egzon Gashi nga sot është lojtar i FC BESA!”, shkruhet në faqen e klubit.

Gashi së fundmi ka qenë pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës.

Sulmuesi kosovar edhe më herët ka luajtur te Besa dhe në disa skuadra kosovare.

Gashi ka bërë karrierë edhe në Shqipëri te Teuta e Durrësit. /Zëri.info

Image