Operohet kampionia olimpike, kishte probleme me zemër

Operohet kampionia olimpike, kishte probleme me zemër

Sport shkurt 12, 2019 - 16:56
Detajet

Kampionia olimpike në 50 metra not nga Rio de Zhaneiro në vitin 2016, danezja Pernille Blume, i është nënshtruar operimit në zemër, ka bërë të ditur Federata e Notit e Danimarkës, përcjell Zëri.info.

Blume i është nënshtruar operimit të zemrës, pasi ajo kishte lindur me një vrimë ne zemër, e cila i ishte identifikuar shumë vonë.

“Mjekët kanë konstatuar se e kam një vrimë në zemër, të cilën është dashur ta operoj. Operacioni ka shkuar mirë dhe jam e lumtur për ndërhyrjen”, ka thënë Pernille Blume. /Zëri.info

Image