Për 6 vjet mëson vetëm dy fjalë të gjuhës spanjolle

Për 6 vjet mëson vetëm dy fjalë të gjuhës spanjolle

Sport shkurt 12, 2019 - 17:10
Detajet

Gareth Bale, futbollisti uellsian i Realit të Madridit di vetëm të përshëndesë dhe të thotë ‘verë e mirë’ në gjuhën spanjolle, ka thënë mbrojtësi brazilian, Marcelo.

Braziliani thotë se, pas largimit të Ronaldos, Bale ka mbetur i vetëm në zhveshtoren e Real Madridit. Tash vendin e Ronaldos askush nuk dëshiron t’i lë gjërat e veta, ndërsa nga ana tjetër, Gareth Bale, për 6 vjet në Madrid nuk e ka mësuar gjuhën spanjolle.

“Nuk e kam askënd afër vetes. Këtu është Bale, por ai flet vetëm anglisht. Me të komunikojmë me gjeste, e vetmja gjë që kupton janë përshëndetjet dhe ‘verë e mirë’”, ka thënë gazetës ‘Marca’, Marcelo. /Zëri.info