Zyrtare: Një homoseksual emërohet drejtor sportiv te klubi i futbollistit shqiptar

Zyrtare: Një homoseksual emërohet drejtor sportiv te klubi i futbollistit shqiptar

Sport shkurt 12, 2019 - 17:37
Detajet

Klubi i Bundesligës gjermane, Stuttgart, e ka emëruar në postin e drejtorit sportiv ish-reprezentuesin e Gjermanisë, 36-vjeçarin Thomas Hitzlsperger.

Fjala është për futbollistin e parë, i cili publikisht e ka pranuar se është homoseksual.

Këtë Hitzlsperger e kishte bërë të ditur në vitin 2014, duke shpresuar t’i trimërojë kolegët futbollistë që janë me orientim të njëjtë seksual, shkruajë mediat gjermane, transmeton Zëri.info.

“Lajmëroj se jam homoseksual për arsye se dëshiroj të diskutohet për homoseksualizmin në mesin e sportistëve, pasi është një temë e cila nuk diskutohet në sportin e futbollit”, u kishte thënë mediave gjermane atëbotë futbollisti.

Image

“Ai ka aftësi të shkëlqyeshme të liderit. Është treguar i aftë në shumë role kohëve të fundit në klub”, ka thënë presidenti i klubit Wolfgang Dietrich.

Kujtojmë se te Stuttgarti aktivizohet edhe talenti nga Kosova, Leon Dajaku. /Zëri.info

Image