Pele i ka dy fjalë për legjendën

Pele i ka dy fjalë për legjendën

Sport shkurt 12, 2019 - 17:48
Detajet

Pas vdekjes së portierit legjendar anglez, Gordon Banks, njëri prej ish-futbollistëve më të mirë në botë, legjenda Pele, ka thënë për portierin se ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, teksa ka kujtuar edhe mbrojtjet e tij. Banks me Anglinë e kishte fituar titullin e kampionit botëror në vitin 1966, ndërsa pas katër vjetësh kishte shkëlqyer në Kampionatin Botëror të mbajtur në Meksikë, duke e mbrojtur një gjuajtje të Peles, e cila konsiderohet si njëra prej mbrojtjeve më të mira në historinë e  futbollit botëror.  Kjo mbrojtje kishte bërë që Pele dhe Baks më vonë të bëheshin shokë. “Ai ishte një moment i fillimit të miqësisë, e cila do të kujtohet përgjithmonë”, ka thënë Pele. “Pusho në paqe miku im. Po, ke qenë portier magjik. Por edhe më shumë se kaq. Ke qenë njeri i shkëlqyeshëm”, është shprehur Pele.