
Ish-futbollisti i Prishtinës kërkohet nga Shakhtar Donetsk
Sport
shkurt 12, 2019 - 18:06
Detajet
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardijan Ismjali, po kërkohet nga skuadra e madhe ukrainase Shakhtar Donetsk, shkruan ‘SlobodnaDalmacia’, përcjell Zëri.info.
Ismajli me Hajdukun e Splitit e ka zhvilluar një ndeshje miqësore pikërisht ndaj Shakhtarit derisa ka mahnitur me paraqitjen e tij.
Ish-futbollisti i 2 Korrikut dhe Prishtinës, ndoshta e ka luajtur ndeshjen e jetës dhe kjo i është dashur, pasi në tribuna ka qenë agjenti Elver Raça, me disa skautë, derisa bëhet e ditur se ata ishin nga klubi ukrainas, Shakhtar Donetsk.
Ismajli më herët ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21.
Ai është 22-vjeçar. /Zëri.info
