Kadri Veseli e viziton klubin kosovar, shpërblehet në këtë mënyrë

Sport February 15, 2019 - 23:01
Lexo detajet!

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadr Veseli, e ka realizuar një vizitë në klubin e basketbollit Z Moblie Prishtina, raporton Zëri.info.

Veseli është pritur nga drejtuesit e klubit dhe basketbollistët.

Veseli me këtë rast e ka fituar edhe një dhuratë, fanellën e ekipit. 

"Ndjenjë shumë e bukur që mbrëmjen e sotme ta përmbylli në mesin e dhjetëra kampionëve të ardhshëm dhe yjeve të tashme të Prishtinës të cilët realizuan suksesin më të madh në historinë e sporteve ekipore me kualifikimin në mesin e ekipeve më të mira të FIBA Europe Cup.
Rinia dhe sporti janë prioritete të prioriteteve tona. Investimi në ta është investim në zhvillimin dhe promovimin e shtetit tonë. Dekada e Re do të jetë e ndritshme për të gjithë e sidomos për këto kategori të shoqërisë sonë”, shkruan Kadri Veseli në rrjetin social Facebook. /Zëri.info

Image

Image

Image