Xherdan Shaqiri e zgjedh 11-shen e ëndrrave

Sport February 18, 2019 - 21:09
Lajmet e fundit nga showbizi

Xherdan Shaqiri e ka zgjedhur njëmbëdhjetëshen e tij të ëndrrave, në prag të përballjes ndërmjet Liverpoolit e Bayern Munichut, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Liverpooli e pret Bayernin nesër mbrëma në “Anfield”, në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Shaqiri, që do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, ka treguar edhe ekipin e tij të ëndrrave në një intervistë për SPORT1, përcjell Insporti

Pikërisht me Bayern Munichun, Shaqiri e kishte fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2013.

Në finalen e luajtur në “Wembley”, Shaqiri, që atëherë kishte trajner Pep Guardiolan, me skuadrën e tij e kishin mundur Borussia Dortmundin, që atëbotë menaxhohej nga Jurgen Klopp, tani trajner i kosovarit te Liverpooli.

11-shja e ëndrrave e Shaqirit (Manuel Neuer në portë, Messi e Ronaldo në vijën e sulmit)

Shaqiri para ndeshjes kujtoi kohën e tij te Bayerni, duke thënë se mendon që ka qenë pjesë e ekipit më të mirë të Bayernit ndonjëherë.

“Ishte kohë e mrekullueshme. Kemi fituar shumë tituj, fituam Ligën e Kampionëve. Patëm ekipin më të mirë që ka pasur ndonjëherë Bayerni”, tha Shaqiri për kohën e tij te Bayern Munich.

“Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të fitosh aq shumë tituj. Kam shumë kujtime të shkëlqyeshme nga ajo kohë”, shtoi reprezentuesi i Zvicrës.

Shaqiri ishte pjesë e Bayernit në vitet 2012-2015, duke bërë 52 paraqitje dhe duke i realizuar 11 gola me gjigantin bavarez.

Ai iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit të kaluar nga Stoke City, ku me ‘Reds’ deri tani në gjitha garat i ka 6 gola në 25 paraqitje.

Image

Image

Image