Emocionuse: Pas vdiq Sala, qeni i tij bën të njëjtin veprim si qeni tek filmi 'Hachiko'

Sport February 18, 2019 - 21:56
Lexo Detajet

Të dielën i është dhënë lamtumira e fundit Emiliano Salas në Argjentinë

Miq, familjarë, të njohur e të panjohur u përshëndetën në funeralin tragjik të djaloshit që iu ndërpriten ëndrrat, raporton Express.

Në ceremoninë nuk mund të mungonte as Nada, qeni i ish-lojtarit 28-vjeçar që ishte miku i tij më i mirë në heshtje dhe në ditët e tyre të gëzuara.

Ashtu si në filmin e famshëm “Hachiko”, Nada qëndron në derën e jashtme të kishës ku u vendos trupi i pa jetë i Salas dhe qëndroi aty derisa e larguan për në banesën e tij të fundit.

Sala u zhduk teksa po udhëtonte nga Nantes në Cardiff, te klubi ku ishte transferuar duke realizuar ëndrrën që të luajë në Premierligë.

Aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson, u zhduk më 21 janar, mbi Kanalin Anglez dhe u gjet vetëm këtë muaj pas kërkimeve private.

Rrënojat e aeroplanit u gjetën në fund të detit dhe javën e kaluar, u identifikua trupi i argjentinasit, derisa piloti David Ibbotson vazhdon të jetë i zhdukur.

Cila është historia e Hachikos, që si ai, veproi edhe qeni i Sala?

Në vitin 1924, një profesor i agrokulturës, në Japoni, e gjeti Hachikon të humbur, dhe e morri në shtëpi. Meqë profesori do të duhej të udhëtonte çdo ditë për punë, Hachiko e përcillte çdo mëngjes tek stacioni i trenit, dhe kthehej përsëri për ta pritur kur ai do të kthehej nga puna. Një ditë, si gjithë të tjerat, Hachiko shkon për ta pritur profesorin tek stacioni i trenit, por ai nuk vjen. Atë ditë profesori kishte pësuar hemorragji cerebrale dhe kishte vdekur.

Çdo ditë përgjatë 9 viteve, 9 muajve, dhe pesëmbëdhjetë ditëve, Hachiko priti kthimin e profesorit tek stacioni i trenit. Besnikëria shumë vjeçare e Hachikos, dhe lidhja e tij me pronarin sigurisht se tërhoqi vëmendjen e njerëzve tjerë përreth, në veçanti të atyre që punonin në stacionin e trenit, dhe që nuk ishin miqësore. Megjithatë, pas paraqitjes së artikullit të parë për Hachikon nëpër gazetat e Japonisë, njerëzit nisën ta donin Hachikon dhe të ndjenin dhembshuri për pritjen e tij.

Hachiko vdiq më 8 Mars të vitit 1935, ku bazuar në datën e tij të lindjes, ai vdiq në moshën 11 vjeçare. Ai u gjet i vdekur në rrugë, dhe përfundimisht në vitin 2011 shkencëtarët gjetën shkakun e vdekjes së tij, ku rezultoi se ai kishte pasur kancer dhe infeksion të cilat edhe shkaktuan vdekjen e tij.

Image