Liverpool - Bayern Munich: Formacionet e mundshme, Shaqiri nga banka rezervë

Sport February 19, 2019 - 09:31
Detajet

“Anfield” pritet të jetë i ‘zjarrtë’ sonte në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.

Të dyja skuadrat janë në vendin e dytë në kampionatet përkatëse.

Liverpooli është prapa Manchester Cityt falë golaverazhit më të dobët, por “Të Kuqtë” kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Kurse, Bayerni është ‘rikthyer’ në garën për titull dhe gjendet vetëm tri pikë mbrapa Borussia Dortmundit, pas barazimit të skuadrës së Lucian Favre, 0:0 kundër Nurnberg të hënën, shkruan Zëri.

Sot, “The Times” ka parashikuar formacionet e mundshme në ndeshjen, Liverpool – Bayern Munich.

Image

Duke filluar me gjermanët, “The Times” nuk pret që kolumbiani, James Rodriguez të startojë nga minuta e parë sonte.

Ndërkaq, pasi shënoi dygolësh të premten kundër Augsburgut, Kingsley Coman pritet të luajë nga minuta e parë.

Në dispozicion për sonte, Bayern Munich ka edhe Robert Lewandowski, Thiago Alcantara, Leon Goretzka, David Alaba dhe Joshua Kimmich.

Image

Nga ana tjetër, problemi më i madh për Liverpoolin është mbrojtja. Virgil van Dijk është i pezulluar, derisa Joe Gomez dhe Dejan Lovren kanë probleme me lëndime.

“The Times” beson se Jurgen Klopp do të luajë me Joel Matip dhe Fabinho në mbrojtje.

Gjithashtu, Jordan Henderson pritet të startojë para Naby Keita në mesfushë.

Xherdan Shaqiri pritet të luajë vetëm nga banka rezervë, ndërsa pasi kaloi gripin, Roberto Firmino pritet të startojë në qendër të sulmit./Zëri/

Image