Miliarderët e futbollit, Abramovich nuk është i pari

Sport February 19, 2019 - 16:23
Detajet

Kur përmenden miliarderët e futbollit, i pari që ju shkon në mendje është Roman Abramovich, pronar i Chelseat.

Ndërkohë janë paraqitur edhe pronarë të tjetë të pasur të klubeve të njohura të futbollit në botë, siç janë disa familje arabe, të cilat kanë investuar në klubet e futbollit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton zeri.info.

Megjithatë, Forbes, e ka bërë listën e  pronarëve më të pasur të klubeve të futbollit, në krye të të cilës është një emër befasues. Lider është Dietrich Mateschitz.

Ky 74-vjeçar nga Austria, pasurinë e ka krijuar si prodhues i pijes energjetike, Red Bull. Ai i ka 49% të aksioneve në klubin Red Bull Salzburg, ndërsa në pronësi e ka edhe klubin gjerman Red Bull Leipzig.

 

Top 10:

1. Dietrich Mateschitz (Salzburg/ Leipzig) 17,8 miliardë funte

2. Mansour bin Zayed (Manchsster City)   17 miliardë funte

3. Familja Agnelli (Juventus)                      10,4 miliardë funte

4. Philip Anschutz (LA Galaxy)                 10 miliardë funte

5. Roman Abramovich (Chelsea)                8,3 miliardë funte

6. Stan Kroenke (Arsenal)                          6,4 miliardë funte

7. Nasser bin Ghanim Al-Khelaïfi (PSG)    6,2 miliardë funte

8. Shahid Kahn (Fulham)                           5,4 miliardë funte

9. Steven Zhang (Inter)                               5,2 miliardë funte

10. Joe Luis (Tottenham)                            3,8 miliardë funte