Bersant Celina shpërbehet nga mediat angleze

Sport February 19, 2019 - 18:05
Detajet

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e tij të fundit me Swansean në kuadër të FA Cup ndaj Brandfordit.

Futbollisti nga Prizreni e ka realizuar një gol në këtë ndeshje derisa ka asistuar në një tjetër në fitoren e skuadrës së tij me shifrat 4:1.

Më këtë fitore, Swansea ka kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Pas këtyre sukseseve normalisht që Bersant Celina (22-vjeçar) e ka merituar një vend në formacionin e javës të FA Cup.

Swansea në çerekfinale do të përballet me Manchester Cityn. /Zëri.info

Image