Shaqiri në stol për Liverpoolin kundër ish-klubit të tij Bayern Munich, formacionet

Sport February 19, 2019 - 19:56
Lexo detajet

Xherdan Shaqiri do të përballët sonte për herë të parë kundër ish-klubit të tij, Bayern Munich, por ndeshjen do ta nisë nga stoli.

Liverpooli e pret Bayern Munichun në Anfield, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, në një natë të veçantë për kosovarin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, i cili do të përballët për herë të parë kundër ish-klubit të tij.

Megjithatë, 27-vjeçari ndeshjen do ta nisë nga stoli dhe sipas të gjitha gjasave do të aktivizohet në pjesën e dytë.

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon. 

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayern Munichut zhvillohet sonte në orën 21:00 në Anfield.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Bayern Munich: Neuer – Kimmich, Süle, Hummels, Alaba – Thiago, Martínez – Gnabry, James, Coman - Lewandowski. /Express

Image