Djali i politikanit kosovar po shkëlqen me Kosovën U-19 në Itali

Sport February 19, 2019 - 21:03
Zbuloni detajet

Endrit Demolli është grumbulluar me përfaqësuesen U19 të Kosovës në turneun “Roma Caput Mundi” që po zhvillohet në kryeqytetin italian.

I riu kosovar, Demolli bëri paraqitje shumë të mirë në barazimin 2:2 kundër Lazios, shkruan “Indeksonline”.

Endriti së fundi ka qenë në testime nga skuadra e madhe gjermane, Bochum.

Ai është djali i politikanit Haki Demolli.

Ndryshe, Kosova U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.

Pas barazimit me Lazion në kohën e rregullt dhe më pas humbjes në serinë e penalltive, djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi kanë pasur një paraqitje shumë të mirë në përballje me Anglinë, duke fituar me rezultat 3:1.

Golat për Kosovën i shënuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kosova e zhvillon të enjten kundër Moldavisë.

Image