Talenti kosovar rrëfehet pas dy golave të shënuara ndaj Anglisë

Sport February 19, 2019 - 22:37
Zbuloni detajet

Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka bërë senzacion duke mposhtur Anglinë U19, me rezultat 3:1.

Përfaqësuesja U19 e përbërë vetëm me futbollistë që luajnë në klubet vendore, sot, ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi”.

Golat e fitores për Kosovën i realizuan Muhamet Hyseni, Albin Prapashtica dhe Adonis Aliu.

Insporti ka kontaktuar me sulmuesin Albin Prapashtica, i cili shënoi golin e dytë për përfaqësuesen e Kosovës në fitoren ndaj Anglisë

“Kemi besuar se do të fitojmë por jo me këtë rezultat bindës. Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruash me fjalë, t’i shënosh gol Anglisë është e jashtëzakonshme. Trajneri Ramiz Krasniqi, na kanë përgëzuar për fitoren e sotme dhe ka kërkuar që të vazhdojmë me fitore”, deklaroi Albini.

Djelmoshat e Ramiz Krasniqit në ndeshjen e parë të këtij turneu janë takuar me Lazion.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2:2, derisa në penallti pas madje 11 serive fitores iu gëzuan futbollistët e skuadrës italiane.

Lazio dy herë ishte në epërsi, por herën e parë shifrat i barazoi Qëndrim Zyba, derisa herën e dytë Albin Krasniqi.

Ekspedita e përfaqësueses U19 është akomoduar në Fiuggi.

Image