Liverpooli barazon me Bayernin në 'Anflid'

Sport February 19, 2019 - 22:55
Zbuloni detajet

Liverpooli është ndalur me një barazim pa gola nga Bayern Munichu në ndeshjen e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në Anfield.

Skuadra e Jurgen Kloppit ishte nikoqire e kampionit gjerman në  ndeshjen e parë në Anfield, dhe qe e pafuqishme të fitojë me gjithë rastet e shumta, me Xherdan Shaqirin që nuk u paraqit fare kundër ish-skuadrës së tij.

Trajneri gjerman Klopp e la kosovarin e Zvicrës në stol dhe nuk e aktivizoi fare, duke zgjedhur t’i fusë në ndeshje James Milnerit për Naby Keitan dhe Origin në vend të Roberto Firminos.

Liverpooli i dominoi vizitorët nga Gjermania, po ka qenë në gjendje ta gjejë rrjetën e portës së Manuel Neuerit.

Sadio Mane dhe Joel Matip humben dy raste shumë të mira në pjesën e parë.

Rasti më i mirë në ndeshje erdhi në minutën e 85-të, kur Mane goditi me kokë, por Neuer bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Bayern Munich e pret Liverpoolin në ndeshjen e kthimit më 16 mars në Allianz Arena.