MC Kresha i këndon Ismet Munishit dhe Diego Maradonës

Sport February 19, 2019 - 23:40
Zbuloni detajet

'Timonieri' kosovar Ismet Munishi padyshim se është një ndër trajnerët më të pëlqyer në Kosovë, raporton Zëri.info.

Ismet Munishi krahas sukseseve si trajner, ka shkëlqyer edhe si futbollist duke luajtur në kampionate të ndryshme në Evropë.

Fama e tij i tejkalon vijat e sportit.

Së fundmi, këngëtari i mirënjohur MC Kresha e ka realizuar një këngë të albumit USA.

Në atë këngë përmendet edhe Ismet Munishi dhe legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona si dy 10-sha të futbollit.

"10-shi i skuadrës, Maradona, Ismet Munishi babës", thotë MC Kresha.

Trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës e ka zbuluar një pjesë të këngës në rrjetin social Facebook. /Zëri.info