Gjiganti evropian e kërkon Vedat Muriqin

Gjiganti evropian e kërkon Vedat Muriqin

Sport mars 14, 2019 - 13:54
Detajet

Vedat Muriqi ka zhvilluar një sezon jashtëzakonisht të frytshëm deri më tani me Çaykur Rizespor, duke shënuar dhjetë gola në Superligën e Turqisë.

Kështu, gjiganti turk, Fenerbahçe e ka futur sulmuesin e Kosovës në listen e dëshirave për afatin kalimtar veror.

Fenerbahçe është duke u përgatitur për një super-përforcim në afatin kalimtar veror, kështu pikë diskutimi për klubin e madh turk është sulmuesi nga Prizreni, shkruan “Hyrriyet”, përcjell Zëri.

Presidenti i Fenerbahces, Ali Koç nuk do ta ketë aspak të vështirë që t’i gjejë fondet për t’i siguruar shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.

Ndryshe, Muriqi është paraqitur në 25 ndeshje kampionale këtë sezon, ku ka kontribouar me dhjetë gola dhe gjashtë asistime.

Në të kaluarën, Muriqi ka luajtur për Lirinë, KF Teutën, KS Besa e Kavajës, Giresunspor dhe Gençlerbirligi./Zëri/