Zidane flet për Iscon dhe Balen

Zidane flet për Iscon dhe Balen

Sport mars 15, 2019 - 16:43
Detajet

Trajneri Zinedine Zidane, që u rikthye në krye të Real Madridit vetëm disa muaj pas largimit të tij, do ta nis aventurën e dytë të tij te klubi spanjoll në “Santiago Bernabeu” ndaj Celta Vigos të shtunën, transmeton zeri.info

Zidane theksoi në konferencën për shtyp para ndeshjes se do të llogarisë në shërbimet e gjithë lojtarëve të tij për pjesën e mbetur të edicionit.

“Ne jemi këtu vetëm për të menduar për futboll. Unë do të llogaris Iscon, gjithashtu edhe në lojtarët e tjerë, gjëja e rëndësishme që të bëj çdo lojtar që të ndihet i përfshirë”, deklaroi Zidane, i cili u pyet edhe për Gareth Balen. “

Janë edhe 11 për t’u luajtur dhe unë do të llogarisë në të”, tha ai./Zëri