E tradhtoi në ‘Big Brother’, futbollisti anglez ndahet nga gruaja

E tradhtoi në ‘Big Brother’, futbollisti anglez ndahet nga gruaja

Sport mars 15, 2019 - 16:47
FOTO

Çifti më kontrovers anglez është ndarë. Ish- futbollisti anglez, Jermaine Pennant dhe bukuroshja Alice Goodwin janë ndarë, ndërsa arsye mund të jetë tradhtia që kishte bërë Pennant, shkruajnë mediat britanike, transmeton Zëri.info.

Pennant, në emisionin ‘Big Brother’ kishte pasur marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren Chloe Ayling, gjë të cilën Alice nuk ia kishte falur.

Image

Mediat bëjnë të ditur se ish-futbollisti i njohur kishte dashur ta shpëtojë martesën, por nuk e kishte ndërprerë marrëdhënien me Aylingun.

Pennant (36-vjeçar) ka qenë yll i Premierligës, ndërsa prej tij është pritur më shumë në Liverpool, për të cilin kishte luajtur prej vitit 2006-09, por siç kishte thënë vetë, për shkak të femrave nuk kishte pasur sukses.

Image

Ai kishte pasur rënie gjatë karrierës së tij, për ta ndërprerë futbollin plotësisht në vitin 2017.

Image

Tashmë, ish-gruaja e tij është një seks-bombë, gjokset e së cilës ishin shpallur si gjokset më të mirë në Angli, ndërsa ajo kishte përfituar shumë pasi ishte për para.

Image

Alice dhe Pennant drejtpërdrejt e kishin transmetuar seksin e tyre, gjithashtu për para, ndonëse asaj i ishte mbuluar fytyra, por që nuk kishte qenë vështirë të dallohej për shkak të tatuazheve të saj. /Zëri.info

Image
Image
Image
Image
Image