Agim Ademi inspekton punimet që po kryhen në stadiumin me bari sintetik në Gjakovë

Agim Ademi inspekton punimet që po kryhen në stadiumin me bari sintetik në Gjakovë

Sport mars 15, 2019 - 17:20
Detajet

Presidenti Agim Ademi, sot, ka qëndruar për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjakovës, ku është pritur nga Luan Vokshi dhe strukturat tjera të LRFGJ-së, njofton FFK, shkruan Zëri.info.

Me këtë rast,  Ademi ka inspektuar punimet në fushën me bari sintetik që është në përfundim e sipër, investim ky i përbashkët i FFK-së me Ministrinë e Sportit.

Gjatë qëndrimit në Gjakovë, Ademi ka vizituar edhe KF “Vëllaznimi”, ku e ka përgëzuar presidentin e këtij klubi, Agim Cana, për ambientet e reja dhe moderne të klubit gjakovar. Gjatë këtij takimi u diskutuan edhe projektet e ndryshme në përmirësimin e infrastrukturës së klubit gjakovar, si dhe për zhvillimet e futbollin tonë në përgjithësi.

Ndërkohë, vizitën në Gjakovë, presidenti Ademi e ka përmbyllur me takimin që e ka mbajtur me përfaqësuesit e Ligës së Veteranëve, të cilëve u dha përkrahje të fuqishme për fillimin sa më të shpejtë të garave nën ombrellën e FFK-së. / Zëri.info