Zyrtare: Sevilla e shkarkon trajnerin Pablo Machin

Zyrtare: Sevilla e shkarkon trajnerin Pablo Machin

Sport mars 15, 2019 - 17:25
Detajet

Klubi i Sevillas ka vendosur që ta shkarkojë trajnerin Pablo Machin, një ditë pasi u eliminuan nga Liga e Evropës, raporton Zëri.info nga mediat spanjolle.

Sevilla u eliminua nga skuadra e Cekisë, Slavia Prague, pas humbjes 4:3.

Image

Pasi ndeshja e kthimit shkoi në vazhdime, ishte një gol në minutën e 119 i shënuar nga Ibrahim Traore që përjashtoi nga garat skuadrën spanjolle.

Ndryshe ‘Andaluzianët’ aktualisht pozicionohen në vendin e gjashtë, me pesë pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Joaquin Caparros do ta marrë drejtimin e ekipit të paktën përkohësisht. /Zëri.info