Gashi i papunë, por përfiton një milionë euro

Gashi i papunë, por përfiton një milionë euro

Sport mars 15, 2019 - 17:27
Detajet

Shkëlzen Gashi është momentalisht pa klub, por prapë se prapë do të marrë mjaft para deri në fund të vitit, transmeton zeri.info

Në vend se të ankohet për largimin e tij të padëshiruar nga klubi amerikan, Colorado Rapids, Gashi iu jep të gjithë stafit në zyre nga një pica dhe i falënderon për tre vitet e kaluara, shkruan "Blick". 

“Faleminderit për pasionin dhe dedikimin tuaj. I uroj të gjithë ekipit një edicion të suksesshëm.

Për shkak se në ligën e futbollit të Amerikës është një limit për të huaj dhe Gashi është i vetmi i huaj me kontratë në skadencë, ai nuk ka të ardhme në Denver.

Sidoqoftë, ai do të përfitojë edhe një shumë prej rreth 1 milionë eurosh në fund të vitit për shkak se kontrata e tij valide me klubin amerikan skadon vetëm në fund të dhjetorit./Zëri