Zyrtare: Zvicra e ‘godet’ Florent Hadërgjonajn, Kosova mund të shpresojë

Zyrtare: Zvicra e ‘godet’ Florent Hadërgjonajn, Kosova mund të shpresojë

Sport mars 15, 2019 - 17:37
Detajet

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, e ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës që zhvillohet gjatë muajit mars, shkruan Zëri.info.

Petkoviç as për këto takime, nuk i ka besuar futbollistit kosovar të Huddersfield Toën, Florent Hadërgjonaj.

Duke parë këtë veprim të Petkoviçit, mund të jetë një sinjal se Florenti mund ta veshë fanellën e “Dardanëve” në ndeshjet e qershorit.

24-vjeçari nga Deçani deri më tash është paraqitur për Zvicrën U-21, por që ka të drejt ta zgjedh Përfaqësuesen A të Kosovës.

Ndryshe nga Hadërgjonaj, Petkoviç u ka besuar shqiptarëve Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi si dhe Albian Ajetit. /Zëri.info

Image