Reperi i njohur shqiptar ishte prezent në duelin Marku-Godor

Reperi i njohur shqiptar ishte prezent në duelin Marku-Godor

Sport March 23, 2019 - 23:56
Lexoni detajet

lorian Marku fitoi meçin e dytë si boksier profesionist, duke e mposhtur kundërshtarin nga Sllovakia, Ivan Godor, të shtunën mbrëma.

Ashtu siç pritej, boksieri nga Lushnja triumfoi lehtësisht, duke e nokautuar plot tre herë Godorin, para se eventualisht gjyqtari ta ndërprente duelin në rundin e dytë, shkruan Insporti.

Në tribuna ishte reperi i njohur shqiptar, Noizy i cili postoi foto pas triumfit të bashkëkombasit të tij.

Fillimisht, Noizy kishte postuar një video nga Londra, derisa reagoi edhe pas meçit, duke shkruar: “Fiton me TKO në rundin e dytë.”

Image

Image