Lajmi i fundit te Kosova, Sahiti e zbulon gjendjen e të lënduarve Kryeziu e Kololli
FOTO: Laura Hasani

Lajmi i fundit te Kosova, Sahiti e zbulon gjendjen e të lënduarve Kryeziu e Kololli

Sport March 24, 2019 - 21:45
Detajet

Ndihmësi i Bernard Challandesit te Kosova, Muharrem Sahiti, ka folur për dy futbollistët e 'Dardanëve', Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli të cilët munguan në takimin miqësor ndaj Danimarkës për shkak të lëndimeve, shkruan Zëri.info.

Sahiti ka njoftuar se Kryeziu është 100 për qind i gatshëm.

"Kryeziu është gati dhe dje dhe sot ka stërvitur 100 për qind. Sa i përket Kolollit, deri pak orë para ndeshjes nuk e dimë se a do të laujë apo jo", tha Muharrem Sahiti për emisionin Arena në RTK, shkruan Zëri.info.

Sfida Kosovë-Bullgari luhet të hënën nga or 20:45 në stadiumin 'Fadil Vokrri' në Prishtinë./Zëri.info